Vera Ora shfaqet me shumë stil krah të bijave, Ritës dhe Elenës në rrugët e Londrës: Vajzat, thesari im

Vera Ora shfaqet me shumë stil krah të bijave, Ritës dhe Elenës në rrugët e Londrës: Vajzat, thesari im

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, që me debutimin e saj të parë në vitin 2012, mori vëmendjen e të gjithëve, e në veçanti shqiptarëve.

Me kalimin e kohës, jo më pak vëmendje morën edhe nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu-Ora, dhe motra e saj, njëherësh menaxherja e Ritës, Elena Ora.

Rita dhe Vera Ora

Nëna e këngëtares, psikiatria Vera Ora, është po ashtu një emër mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ka treguar ndër vite se është shumë krenare me të arriturat e vajzës së saj Ritës në muzikë.

Së fundmi, Vera ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet krah dy vajzave të saj, Ritës dhe Elenës, teksa shëtit rrugëve të Londrës.

Të veshura me shumë stil dhe krah njëra tjetrës, nëna dhe dy vajzat e familjes Ora dukeshin shumë të lumtura dhe tërheqëse.

“Duke qeshur pa kuptim, vajzat, thesari im”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj.

Kujtojmë që Rita është duke punuar fort në albumin e saj të ri, të cilin ka paralajmëruar se do ta sjellë së shpejti. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *