Chris Brown fillon të ndjekë Samanta Karavellën në Instagram

Chris Brown fillon të ndjekë Samanta Karavellën në Instagram

Reperi i njohur me famë botërore, Chris Brown, ka shtuar edhe një tjetër personazh shqiptar në listën e ndjekësve të tij në Instagram.

E ajo është këngëtarja Samanta Karavella, e cila i është gëzuar faktit që një nga reperët e saj të preferuar ka filluar ta ndjekë atë.

Samanta ka publikuar në InstaStory listën e ndjekësve të Chris-it, nga ku tash e tutje figuron edhe emri i saj.

“Kur artisti jot i preferuar të ndjekë”, ka shkruar këngëtarja Karavella në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Samanta Karavella/InstaStory

Ndërkohë nuk janë të paktë emrat shqiptarë që reperi Brown ndjek në Instagram, duke kujtuar këtu këngëtaren Rita Ora dhe motrën e saj, Elenën, si dhe Dua Lipën dhe Baby G-në.

Vite më parë, Chris kishte pasur fatin të realizojë bashkëpunimin e parë me një shqiptare, ku së bashku me Ritën kishin sjellë këngën “Body on me”.

Mesa duket, shqiptarët nuk janë një popull i panjohur tashmë për një nga reperët më me renome në botë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *