Jo vetëm me muzikë, Ledri Vula zgjidhet nënkryetar i…

Jo vetëm me muzikë, Ledri Vula zgjidhet nënkryetar i…

Reperi i njohur dhe shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar, Ledri Vula është zyrtarisht pjesë e klubit basketbollistik Z-Mobile Prishtina.

Lajmi u konfirmua nga kryetari i bordit të klubit, Blerand Stavileci.

Stavileci dhe Vula u paraqitën në një konferencë për media.

Në anën tjetër, reperi është duke pauzuar pak nga koncertet e shumta pas një sezone jashtëzakonisht të ngjeshur.

Ai solli disa projekte të cilat rezultuan të suksesshme si ‘Princess Diana’ me Lyrical Son dhe ‘Mike’ me Elvana Gjatën dhe John Shahun.

Shumë shpejtë, Ledri pritet ta publikojë bashkëpunimin e tij me GASHIN – reperin shqiptar i cili jeton në Amerikë me të cilin punoi gjatë kohës kur ishte Kosovës për të performuar në festivalin tashmë tradicional Sunny Hill./Prive.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *