Rita Ora sot do të publikojë videoklipin e këngës më të re.
Para publikimit të albumit të shumë pritur, Rita sjell një këngë të re.
E kënga, e cila ka dalë në shitje në mesnatë, sot do të daë edhe me videoklip.
“Let You Love Me” është titulli ndërsa Rita ka publikuar pak nga kënga e gjithashtu nga videoja që do të shoqërojë këngën, ku shihet në super formë.
Rita ka konfirmuar edhe datën e daljes së albumit të saj “Phoenix”, i cili vjen më 23 nëntor të këtij viti.
Ky është albumi i dytë i Ritës, për të cilin ajo është duke punuar tash e gjatë vite për ta nxjerrë por që problemet e shumta me shtëpitë muzikore ia kanë pamundësuar vazhdimisht. /albeu/
☄️ LET YOU LOVE ME ☄️
Song and Video tomorrow.#LYLM #PHOENIX ☄️ pic.twitter.com/hGA05l7lbC— Rita Ora (@RitaOra) September 20, 2018