Akuzat e Mourinhos

Akuzat e Mourinhos

Jose Mourinho akuzoi lojtarët e Mnchester United për faktin se luajtën vetëm 30 për qind të aftësive të tyre teksa barazuan në Old Trafford në sy të Sir Alex Ferguson.

Mourinho nuk u përmbajt teksa tre fitoreve rresht të United i erdhi fundi në një barazim 1:1 me fat kundër Wolves.

“Njëra skuadër luante sikur jetët e tyre vareshin nga kjo ndeshje ndërsa skuadra tjetër ishte shumë e relaksuar”, tha Mourinho.

“Është e vështirë të fitosh ndeshje kur nuk je aty. Kjo është diçka të cilën e mëson kur je në akademi.

Nëse nuk je përballë një kundërshtari të dobët, të luash 30% të potencialit tënd nuk është e mjaftueshme”, tha ai. /botasot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *