Gjithë jetën e kemi përdorur frigoriferi gabim! Ja çfarë duhet të bëni tani!

Gjithë jetën e kemi përdorur frigoriferi gabim! Ja çfarë duhet të bëni tani!

Nëse dëshironi të ruani sa më gjatë freskinë e artikujve tuaj ushqimorë, atëherë patjetër ju duhet udhëzimi për përdorim të frigoriferit.

Po ju zbulojmë trukun, i cili do të zgjidhë të gjitha problemet tuaja me vendosjen e ushqimit.

Hapësira në frigorifer ndonjëherë është e pamundshme të përdoret në mënyrë të drejtë. Megjithatë, ekzistojnë disa propozime se si amvisave t’u lehtësohet jeta.

Kjo me siguri është mënyra e mundshme më e mirë për paketimin e artikujve ushqimorë në frigorifer.

Në këtë mënyrë ushqimi do të qëndrojë më gjatë në frigorifer, ndërkaq hapësira do të jetë e shfrytëzuar në mënyrë të drejtë.

Në raftin e sipërm gjithmonë vendosni produktet, të cilat kanë afat të caktuar të përdorimit dhe kërkojnë temperaturë stabile.

Këtu në rend të parë mendohet për artikujt si djathi, jogurti i pemëve, përpunimet e mishit.

Në raftin e mesëm më së miri është të vendosni mishin e zier dhe mbetjet e racionit, të cilat do të duhet t’i paketoni në kuti të vogël.

Rafti i poshtëm, i cili njëkohësisht është edhe më i ftohti, le të jetë i rezervuar për mish të freskët, qumësht në kuti dhe vezë.

Në dollapët që gjenden anash frigoriferit vendosni lëngjet, majonezën dhe artikujt e konservuar.

Rekomandohet që pemët dhe perimet të ruhen në raftin e poshtëm, në mënyrë që të ruajnë freskinë.

Gjithashtu nuk duhet të vendosni bukën dhe verën mbi frigorifer, sepse ngrohtësia shpejt do t’i prishë. /lajmi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *