CIA PARALAJMËRON RIKTHIMIN NË SPIUNAZHIN TRADICIONAL

CIA PARALAJMËRON RIKTHIMIN NË SPIUNAZHIN TRADICIONAL

Agjencia kryesore e inteligjencës në SHBA, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) po përgatitet ta rrisë praninë në gjithë planetin, në mënyrë t’i eliminojë të ashtuquajturat “vrima të inteligjencës”, transmeton Zëri i Amerikës.

“Caku i CIA-s është të përgjigjet në kërcënime gjithnjë më të mëdha nga Rusia dhe Kina”, ka thënë drejtoresha e CIA-s Gina Haspel, transmeton Insajderi.com.

Ajo këtë kthim nga kundër terrorizmi në spiunim tradicional e ka quajtur “prioritet strategjik”.

“Po e përforcojmë fokusin në armiqtë e vendit tonë”, ka thënë Haspel në daljen e saj të parë në publik prejse është emëruar drejtoreshë e CIA-s.

Ajo është e vendosur ta rrisë numrin e agjentëve të stacionuar në botën e jashtme, si dhe të rekrutojë më tepër njerëz të cilët flasin gjuhët e huaja, para se gjithash kinezisht, arabisht, farsi, turqisht, frëngjisht dhe spanjisht.

Drejtoresha e CIA-s ka shprehur brengosje të posaçme sa i përket Kinës, për të cilën ka thënë se po punon për ta zvogëluar ndikimin amerikan në mënyrë që t’i zbatojë qëllimet e veta.

“Ne po i përcjellim me kujdes ngjarjet të cilat na duken si përpjekje e Kinës ta zgjerojë ndikimin jashtë rajonit të saj, në vende siç janë Afrika, Amerika Latine, ishujt në Paqësor, Azia Jugore”, ka thënë Haspel.

Para se ishte emëruar për drejtoreshë të CIA-s, Haspel ishte objekt i kritikave të ashpra për shkak të rolit të saj në mbikëqyrje të qendrës për marrë në pyetje të burgosurve në Tajlandë dhe pjesëmarrja në shkatërrimin e shiritave me xhirime nga këto marrje në pyetje. /shenja/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *