Diego Costa i vë “zjarrin” derbit madrilen

Diego Costa i vë “zjarrin” derbit madrilen

Vetëm një ditë na ndan nga derbi i madh i Madridit ku do të përballen Atletico Madrid dhe Real Madrid.

Për ti “vënë zjarrin” kësaj ndeshje ka menduar sulmuesi, Diego Costa në një intervistë për gazetën spanjolle, “Marca”.

“Ne gjithmonë duam të mundim Real Madridin … por ata gjithashtu duan të na mposhtin”, ka thënë fillimisht Costa për Marca.

“Megjithëse është një ndeshje tjetër, do të kemi më shumë dëshirë sesa për Superkupën Evropiane”.

“Kjo ishte ndeshja ime më e mirë që kur u ktheva në Atletico, unë fillova shumë mirë atë natë”.

“Unë isha gjithashtu mirë kundër Valencias. Nuk mund ta humbasim thelbin tonë”, përfundoi spanjolli./albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *