Biznesmeni i mirënjohur tetovar Lazim Destani, uron shtetin e Kosovës për formimin e ushtrisë së re!
Destani shkruan në profilin e tij zyrtar në Facebook, transmeton Bon Zo:
E GËZOFSH USHTRINË KOSOVË!
Kosova gjithmonë e ka patur ushtrinë e trimave e trimneshave që i ka lindur atdheu e që kanë luftuar brez pas brezi për çlirimin e kësaj toke. Ndërsa ushtria që formohet në këtë ditë historike sot është një ushtri moderne e standardeve të NATO-s e cila tashmë do ta mbrojë Kosovën e pavarur. Ushtria e Kosovës është një ëndërr e realizuar e gjithë atyre që punuan e luftuan për lirinë e atdheut si dhe gëzim e krenari për gjithë popullin shqiptar. Ajo garanton paprekshmërinë e integritetit dhe sovranitetin e vendit si dhe është faktor stabiliteti në rajon.
Rroftë Ushtria e Kosovës!
/bonzo.info/