Canelo Alvarez synon titullin në peshën e tretë: Dua të realizoj ëndrrën meksikane

Canelo Alvarez synon titullin në peshën e tretë: Dua të realizoj ëndrrën meksikane

Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez do të duelojë më 15 dhjetor në “Madision Square Garden” të Nju Jorkut ndaj britanikut Rocky Fielding. Ky duel është i vlefshëm për titullin kampion bote të kategorisë WBA që mbahet nga britaniku, ndërkohë që Canelo mban titujt e peshës së mesme. Ndaj për meksikanin ky transferim në Divizionin e një peshe më të lartë është një mision i vështirë për të, por që nuk ndodh për herë të parë më të.

Gjatë takimit “face to face” që dy boksierët zhvilluan sot në Nju Jork kampioni meksikan ishte qartësisht i prerë në fytyrë, me shumë dëmtime. Pavarësisht kësaj, Canelo Alvarez u shpreh se kjo gjë nuk do ta pengojë të arrijë objektivin e tij edhe pse ky kalim në një Divizion tjetër mund të kthehet në një “vetvrasje” për të. Dikur, ai ka qenë kampion bote edhe në peshën “light middleweight”.

View image on Twitter

Dëmtimi në fytyrë është diçka e rastësishme, që mund të ndodhë. Unë jam gati për duelin e ditës së shtunë. Dua të realizoj ëndrrën e meksikanëve, duke u bërë boksieri i parë që shpallem kampion bote në 3 pesha të ndryshme”, u shpreh Saul “Canelo” Alvarez, 50 fitore, 1 humbje dhe 2 barazime në karrierën e tij.

Duke folur për sfidën e ardhshme ndaj Fielding, ai shtoi: “Është një rival i fortë, është kampion bote dhe është po aq i suksesshëm sa dhe unë. Kam bërë një stërvitje të veçantë, për t’u përgatitur specifikisht për të. Është një boksier që mendon në ring, ndaj duhet të jem i kujdesshëm”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

/Telesport/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *