Nebi Mustafi në intervistën ekskluzive për Bon Zo: Rini, mos hezitoni të realizoni ëndrrën tuaj!

Nebi Mustafi në intervistën ekskluzive për Bon Zo: Rini, mos hezitoni të realizoni ëndrrën tuaj!

I njohur si storje suksesi në shumë fusha, ndër të tjera edhe sporti, por mbi të gjitha i njohur nga publiku tetovar si biznismen i mirëfilltë me biznesin e tij inovativ, Nebi Mustafi flet ekskluzivisht për lexuesit e Bon Zo më tepër për pasionin, motivin dhe synimet e tij.

Nebi Mustafi ka krijuar dhe sjellur për herë të parë në Tetovë vizionin ndërkombëtar të të ushqyerit shëndetshëm. Sot në lokacionet M House, klientela mund të gjej produkte dhe shërbime të unifikuara duke krijuar kështu një brend të përmasave dhe standardeve ndërkombëtare.

 

Si lindi ideja dhe koncepti i biznesit tuaj? A lidhet ajo ngusht edhe me faktin që ju vetë jeni sportist?

  • Gjithmonë kam pasur një ide për të hapur një lokal, më saktë një restorant, ku do ishte epiqendra e veprimit tim në të gjitha aspektet. Aty do të takoja shokët, do të takoja miqtë, do të takoja dashamirët apo biznes partnerët e mundshëm. Kjo ide rezultoi me një biznes si ky që e kemi sot, koncept për të cilin u inspirova në Danimarkë ku edhe funksiononte një koncept i ngjashëm. Nëse nisemi nga ajo se sporti do regjim të rreptë edhe në aspekt të ushqimit, atëherë do të thoja se po, pasi që ne në M House ofrojmë çdo gjë që është e shëndetshme dhe shumë kualitative.

 

Në çka atribuon suksesi juaj?

  • Puna dhe besimi i pakompromis në Vizionin që kemi ose nëse pyetja i referohet edhe të kaluarës sime do vlente po e njëjta gjë: shumë punë dhe besim në vizionin që kam pasur.

 

Ku e shihni brendin tuaj pas 5 viteve? Pse është M House aq i veçantë?

  • Pas 5 viteve M House do të shtrihet në të gjithë territorin e Maqedonisë Perëndimore, mbase edhe në Kosovë dhe Shqipëri, pse jo edhe në shtete tjera. Veçantia e M House është në kujdesin që ne tregojmë për klientët tanë. Së pari, atë që ua ofrojmë atyre është e një kualiteti që nuk e gjen kollaj në tregun tonë, e pastaj vjen komoditeti dhe lirshmëria që ndjejnë te ne. Nëse e keni vërejtur, në M House mund të vijë një person dhe pa porositur gjë të qëndrojë i ulur në lokal sa të dojë, pa mos i thënë gjë njeri!

 

Jeni tërhequr përfundimisht nga sporti, apo ka gjasa të rilidheni me pasionin tuaj në ndonjë formë tjetër?

  • Jo, nga sporti, përkatësisht nga futbolli, nuk mund të tërhiqem. Atë e kam edhe pasion po edhe profesion kryesor. Duke marrë parasysh se kam të kryer edhe fakultetin po në atë drejtim dhe së fundmi kam kryer edukim të lartë në Manaxhment Sportiv pranë Komitetit Olimpik të Maqedonisë me një program të Komitetit Olimpik Internacional. Ndjek shpesh seminare që kanë të bëjnë me futbollin europian dhe botëror, që i bie se jam goxha në rrjedha me atë se çfarë po ndodh në futbollin profesional, por jam jashtë rrjedhave të futbollit vendor, duke mos qenë pjesë e ndonjë organizate, qoftë ndonjë klubi apo federate.

 

Nëse do t`ju kërkonim t’i jepni një këshillë një të riu i cili është në prag të fillojë një biznes individual, cila do të ishte kjo këshillë?

  • Këshilla ime do të ishte që të edukohej së pari në lidhje me atë që do ta bëjë dhe pastaj të mos hezitojë ta realizojë ëndrrën e tij.

 

Cilët ishin dështimet e juaja më të mëdha dhe çka ju mësuan ato?

  • Dështimi i vetëm ka qenë mospasja e një plani, ose vizioni të qartë që nga fillimi, e të cilin tashmë e kemi- dhe në bazë të tij vijojmë rrugëtimin tonë së këndejmi.

 

Çka ju shtyn të punoni fort edhe kur rrethanat janë demotivuese?

  • Ne në M House jemi gjithmonë entuziastë për të parë se çfarë në realitet ndodh kur punon me përkushtim, kur je shumë pozitiv dhe kur beson te ajo që është e planifikuar. Dhe e dini se çfarë ndodh?!

Kemi punëtorë të kënaqur që reflektojnë energji pozitive, kemi klientë që kënaqen dhe e shijojnë çdo moment të kaluar tek ne dhe kështu del se ne po japim edhe një kulturë të mirë për të gjithë. Ja, kjo më shtyn të punoj edhe më fort!

 

Sa është e vështirë ti dedikohesh familjes, në të njejtën kohë që përpiqesh të ndërtosh një biznes në rritje?

  • E rëndësishme është që familja e ka kuptuar dhe më mbështet në realizimin e projekteve dhe brenda këtij mirëkuptimi gjej kohë të kaloj edhe me ta, që ndonjëherë mund të duket pak, mirëpo të gjithë e dijmë se pa sakrificë nuk mund të bëhen gjëra të mëdha.

 

Cilët janë vetitë që më tepër i vlerësoni tek personat e tjerë?

  • Pozitivitetii dhe sinqeriteti.

 

E në fund, do kërkonim nga ju të na tregoni cilat janë shprehitë që ju ndihmuan për të kapur suksesin?

  • Unë me vëllezërit që poashtu janë themelues, e së bashku edhe me gjithë të punësuarit tjerë në M House besojmë dhe i kuptojmë shumë proceset. Ne besojmë në strategji pune. Ne kemi pasur strategji, kemi besuar dhe kemi realizuar të njëjtat. Do të thotë se ne në parim besojmë te planifikimi dhe puna në grup. A s`janë këto shprehi suksesi?! /bonzo.info/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *