Barkley: Hazard është magjik

Barkley: Hazard është magjik

Ross Barkley ka thurë elozhe për bashkëlojtarin e tij te Chelsea, Eden Hazard.

Eden Hazard erdhi si rezervistë i Barkleyt në ndeshje ndaj Bournemouthit, duke qenë vendimtar me golin e tij në fitoren minimale 1-0.

Ky gol kualifikoi Chelsaen në gjysmëfinale të Kupës Carabao dhe kjo ka mjaftuar që Barkley të thurë elozhe për yllin belg.

“Ai mund të prodhojë momente magjike si kjo. Meritat i shkojnë atij për kualifikimin”, ka thënë fillimisht Barkley për Sky Sports.

Festa e Hazardit pas golit të shënuar (Foto: Christopher Lee/Getty Images/Guliver)

“Ai është duke luajtur me të vërtetë mirë”.

“Është aty me më të mirët në botë”.

“Ai mund të prodhojë gola të tilla nga asgjë dhe të luajë me një lojtar të tillë është fantastike”.

“Ai është i relaksuar, por sapo të jetë në fushën e stërvitjes. Ai është magjik, ai luan me kënaqësi, ai shënon gola dhe krijon gola”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *