Ish-partneri ju josh, mirëpo nuk e dëshironi lidhjen? Lidhur me këtë shkenca thotë kështu!

Ish-partneri ju josh, mirëpo nuk e dëshironi lidhjen? Lidhur me këtë shkenca thotë kështu!

Në studimin e parë, të cilin e kanë bërë hulumtuesit në tri universitete prestigjioze, 113 çifte të cilat sapo janë ndarë u janë përgjigjur pyetjeve mbi marrëdhënien me ish-in.

A do të duhej të praktikonit marrëdhënie seksuale me ish-partnerin? Për të mirën e shëndetit tuaj emocional mendja juaj ju thotë jo, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, gjykuar sipas dy studimeve të publikuara në revistën shkencore Archives of Sexual Behavior, seksi me ish-partnerin fare nuk është gjë e keqe dhe nuk do të ngadalësojë procesin e ngushëllimit, madje edhe nëse ndarja nuk ka qenë e dhembshme.

Në studimin e parë, të cilin e kanë bërë hulumtuesit në tri universitete prestigjioze, 113 çifte të cilat sapo janë ndarë u janë përgjigjur pyetjeve mbi marrëdhënien me ish-in.

Disa nga pyetjet kanë qenë – a kanë pasur kontakt fizik, sa besnikë ndaj tyre kanë qenë dhe si janë ndier emocionalisht në fund të ditës.

Në hulumtimin e dytë, të cilin e kanë bërë po ata shkencëtarë, 372 njerëz i kanë pyetur se si janë ndier pas seksit me ish-at, përkatësisht a kanë qenë ende emocionalisht të lidhur me ta.

Të dy hulumtimet kanë konstatuar se seksi me ish-in përfundimisht nuk shkakton më shumë “thyerje të zemrës”, madje edhe atë e bëjnë disa herë, siç kanë thënë shumica të përfshirë në hulumtim.

Pastaj, ata të cilët kanë thënë që ndihen më shumë të lidhur emocionalisht për ish të dashurit e tyre, më së shumti kanë kërkuar seks, me siguri për shkak se përpiqen ta plotësojnë vrimën e dhembshme emocionale e cila është krijuar për shkak të ndarjes.

Mirëpo, ajo çka ndoshta është edhe më e rëndësishme, hulumtuesit kanë zbuluar që marrëdhënia seksuale me ish-in nuk ka shkaktuar që individët të ndihen më keq për shkak të ndarjes. Përkundrazi, janë ndier më pozitivisht për shkak të gjithë situatës.

Udhëheqësja e hulumtimit Stephanie Spielmann nga Universiteti WayneState në Detroit, thotë se në vend të gjykimit, më me dëshirë duhet përkushtuar reflektimit mbi motivimin pas dëshirës për seks me ish-in./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *