10 truket që përdorin Kate Middleton dhe Meghan Markle për të dalë bukur në foto

10 truket që përdorin Kate Middleton dhe Meghan Markle për të dalë bukur në foto

Meghan Markle dhe Kate Middleten janë të dyja shumë sharmante dhe të gjitha vajzat adhurojnë stilin e tyre elegant.

Një tjetër detaj i rëndësishëm për femrat është se ato përveç se janë dy dukesha simpatike, ato edhe në foto duken të tilla…(gjithmonë).

Ka shumë njerëz të bukur që në foto nuk dalin siç janë në të vërtetë. Ose siç mund të ndodhë e kundërta. Ka disa njerëz që nuk kanë tipare ndoshta mbresëlënëse, por në foto dalin vërtet bukur. Pra, me pak fjalë ata i do aparati.

Kate dhe Meghan në fakt kanë gjetur disa truke që duhet t’i mësoni edhe ju për të dalë njësoj bukur si ato në foto:

Një pamje natyrale

Nuk ka rëndësi se çfarë bëjnë këto zonja, ose në cilat ngjarje ato marrin pjesë: grimi i tyre është gjithmonë minimalist dhe natyral.

Shmangia e kontaktit në sy

Kate Middleton nuk shikon direkt tek aparati. Në shumë foto, ajo shikon në anën tjetër. Këto lloj fotosh dalin vërtet të bukura, sidomos kur ajo është në lëvizje.

Kthimi i kokës anash

Kur vjen puna tek fotot, Meghan Markle e di mirë se çfarë duhet të bëjë. Ne shpesh e kemi parë në foto të ndryshme se si ajo e kthen pak kokën anash dhe duket vërtet elegante. Ky është këndi ideal për foto të bukura.

Qëndrimi i duhur

Shpina drejt është sekreti për një foto të bukur në këmbë. Është pak e vështirë të qëndrosh komplet drejt me taka të larta, mirëpo Kate ia del në këtë sfidë.

Shpatullat në fokus

Nëse i drejtoni shpatullat tuaja dhe i ktheni ato pikërisht në kamera, do të evidentoni më shumë belin dhe këmbët tuaja do të duken më të gjata dhe më elegante.

Ngjyrat dhe materiali i rrobave

Si rregull, dukeshat nuk miksojnë shumë ngjyra. Mirëpo, as Meghan dhe as Kate nuk frikësohet të kombinojnë ngjyrat e ndezura me ato klasiket.

Ulja me elegancë

A keni vënë re ndonjëherë se si ulet zakonisht Kate? Ajo edhe kur ulet sigurohet që të duket elegante. Dy nga mënyrat se si ulet Kate janë të “trashëguara” nga princeshë Diana. Këmbët mund të kryqëzohen në fund, ose thjesht qëndrojnë të bashkuara dhe pak të përthyera.

Buzëqeshja

Pa dyshim që buzëqeshja e Meghan është e këndshme, shkruan Class. Nuk është as e mërzitshme dhe as provokuese. Buzëqeshja e saj tregon që është miqësore.

Duart

A jeni ndeshur ndonjëherë me problemin se çfarë të bëni me duart në një foto? Dukesha e Cambridge e ka gjetur një zgjidhje. Ajo mban gjithmonë një çantë të vogël, ose vendos njërën dorë në tjetrën.

Tregimi i aksesorëve

Nuk e dimë nëse Meghan e bën më qëllim tregimin e aksesorëve, mirëpo ne mendojmë se është në rregull të tregoni aksesorët nëse ato përshtaten me foton. Qëllimi juaj nuk do ta shkatërrojë foton. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *