Nuk arriti ta marrë vendin e parë, Eliza Hoxha flet për eksperiencën në “RTSH”

Nuk arriti ta marrë vendin e parë, Eliza Hoxha flet për eksperiencën në “RTSH”

Eliza Hoxha ka garuar këtë vit në festivalin e këngës së “Radio Televizionit Shqiptar”.

Eliza Hoxha në këtë festival u paraqit me këngën “Peng”, por që nuk ia doli ta fitojë vendin e parë, shkruan lajmi.net.

Pas përfundimit të festivalit, këngëtarja përmes një statusi në llogarinë e saj në Instagram, ka shkruar për emocionet rreth kësaj paraqitjeje.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I ELIZËS, PA NDËRHYRJE:

“Një eksperiencë e bukur për ta mbyllur vitin! Emocionet e skenës që gjithëherë janë si herën e parë, mësime të reja, miq të rinjë janë ato që mbetën…një këngë më shumë në sirtar e mbështjellur me fjalët e bukura të shumë prej jush që më keni uruar dhe përkrahur e inkurajuar për rikthimin tanë këto ditë. E vlerësoj shumë!

Adrian Hila falemnderit që i dhe këngës sime jetë!

Flutura Dedinja falemnderit që më bëre të ndjehem e veçantë! @fluturadedinja je një mrekulli

Me kishte munguar kjo ndjenjë!

Jonida Maliqi Urime për fitorën dhe suksese në eurosong! @jonidamaliqi 🍷”.

 

Për ndryshe, kënga fituese në këtë festival u shpall “Ktheju tokës” nga Jonida Maliqi, e cila do ta pëfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”.

      

© ZHURNAL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *