U tha se janë ndarë, Luana e Krenari kapen mat bashkë (Foto)

U tha se janë ndarë, Luana e Krenari kapen mat bashkë (Foto)

Prej kohësh po përflitej në mediat rozë se moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca dhe i dashuri i saj, Krenar Çoçaj janë ndarë. Të dy kanë preferuar që mos ta pranojnë publikisht lidhjen, por janë kapur shpesh herë mat, në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Madje çifti është kapur mat mbrëmjen e djeshme, në praninë e njëri-tjetrit, teksa festojnë së bashku Krishtlindjen. Ka qenë “Prive”, ajo që ka publikuar foton, ku Luana e Krenari shfaqen bashkë në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Në foton e publikuar nga “Prive”, moderatorja e njohur shfaqet e veshur me një pelush të bardhë mjaft e përqendruar duke dëgjuar meshën. Ndërsa Krenari duket mjaft i entuziasmuar që po i kalon këto Krishtlindje pranë partneres së tij.

/Shekulli/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *