Elvanën po e “braktisin” fansat!

Elvanën po e “braktisin” fansat!

I fejuari i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata, është një nga personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur më 4 tetor të këtij viti në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Duket se historia në të cilën ajo u përfshi nga mediat ka pasur ndikim negativ lidhur me fansat e saj.

Numri i ndjekësve në “Instagram” ka ndryshuar, nga mbi 1 milion e 200 mijë ndjekës, tashmë Elvana ka të paktën 100 mijë ndjekës më pak.

Pavarësisht se vetëm pak javë pas ngjarjes në ish-Bllok, Elvana bëri një tentativë për të tërhequr vëmendjen e fansave drejt talentit të saj në muzikë.

Më 18 tetor ajo publikoi këngën e fundit “Shade”, në bashkëpunbim me Poo Bear. Por as kjo nuk largoi vëmendjen e fansave nga ngjarja, pasi shumë prej ndjekëvse nisën të bënin komente negative në postimet e “Instagram”-it të saj.

Elvana Gjata vendosi që të shkëputej nga rrjetet sociale dhe ndoshta ky ishte një tjetër veprim që nuk u prit mirë nga ndjekësit. Madje për një ditë ajo vendosi që të hiqte profilin e saj në “Instagram”, për t’u rikthyer sërish të nesërmen pasi ky vendim i saj pushtoi lajmet e mediave online. /Opinion/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *