Paqe mes Kate dhe Meghan pas urdhrit të Mbretëreshës (Foto)

Paqe mes Kate dhe Meghan pas urdhrit të Mbretëreshës (Foto)

Dukeshat Kate dhe Meghan janë urdhëruar nga Mbretëresha që të tregojnë unitet dhe të përcjellin pozitivitet në ditën e Krishtlindjes, pavarësisht mërive që kanë me njëra-tjetrën.

Burime bëjnë me dije për mediat britanike se Madhëria e saj dhe Princi Charles ua kanë bërë të ditur se çdo problem që kanë mes tyre duhet të mbahet larg syrit publik. Ato kanë ardhur bashkë me bashkëshortët e tyre në kishën “St Mary Magdalene”, duke buzëqeshur.

Ajo që u vu re nga fotografët dhe njerëzit e pranishëm aty ishte se dukeshat qeshin dhe bënin shaka me njëra-tjetrën. Mediat raportojnë se pas kësaj ”miqësie” të tyre qëndron Mbretëresha Elisabeth.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *