Shpati: Të këndofsha në dasmë Rita! Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora mbrëmë së bashku me familjen e saj festuan Krishtlindjet. Me rastin e kremtimit të kësaj feste, familja e Ritës vendosi që ahengun e vërtetë të e zhvillojë me këngë shqiptare. Në një video të publikuar nga mamaja e Ritës, artistja shihet duke vallëzuar me këngën e Shpat Kasapit “Valle Kosovare” këngë kjo që ishte njëra ndër hitet e para të këngëtarit,
Këtij lajmi iu gëzua këngëtari, i cili vendosi që përmes rrjetit social, Instagram t’i dërgojë një mesazh Ritës. “Të këndofsha në dasëm Rita!”, ka shkruar Shpati sipër videos së publikuar. Në media deri dje është përfolur që Rita është beqare, por këta zëra u shuan kur këngëtarja shqiptare u kap mat rrugëve të Londrës me aktorin e njohur, Andrew Garfield. Çifti nuk është deklaruar për këtë lidhje dhe mbetet të shihet në të ardhmen e afërt dhe se a do të e kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre. Këngëtari më 21 dhjetor të këtij viti publikoi projektin më të ri muzikor, të titulluar “Pom Mungon” që është shoqëruar edhe me videoklip. Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Shpatit në Youtube dhe deri më tani numëron mbi 72 mijë klikime.
/21Media