”Elita 5” sonte mban koncert në Shkup

”Elita 5” sonte mban koncert në Shkup

Sonte qyteti i Shkupit do të përfshihet nga “Tornado”, pasi grupi legjendar i muzikës rock “Elita 5”, plot 30 vite në skenën muzikore do të paraqitet në Shkup me koncertin madhështor, me hitet e tyrе dhe albumin më të ri të titulluar sipas erës së fuqishme.

“Elita 5”, grup i themeluar në vitin 1988, i përbërë nga 6 pjesëtarët nga Tetova, numëron 8 albume dhe dhjetëra këngë hite si “Al Kapone”, “Nuk jam unë diktator”, “Fol, vetëm fol” dhe e fundit e hedhur në treg para dy muajsh, “Tornado”.

Janë 8-9 albume edhe mbi 70 këngë” të kompozuara dhe të kënduar nga ata.

Të kërkosh nga “Elita 5”, se cila është kënga e tyre e preferuar, është njësoj si të bësh diferencë tek fëmijët, megjithatë, ata thonë se ”ajo që i vuri vulën këtij grupi, mbetet kënga “Al Kapone”.

Anëtarët e grupit, Mevaip Mustafi ( kitarë), Besim Ibraimi (bateri), Arif Ziberi (vokal), Agron Idrizi (kitarë bas), Nexhat Mujovi – Virusi (organo- producent), premtojnë mbrëmje të paharrueshme ndaj adhuruesve të tyre në prag të festave të fundvitit.

Koncerti do të mbahet në Teatrin Popullor të Maqedonisë në orën 20:00.

/Alsat M/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *