Këngëtarja, Evi Reçi dhe reperi Mc Kresha, janë përfolur prej kohësh se janë në një lidhje sëbashku.
Madje thashethemet vijonin akoma më shumë duke thënë se çifti ishin bashkë prej dy vitesh.
Mirëpo një lajm i tillë rezulton të jetë komplet i pavërtetë dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja.
“Është absurde nga ajo çfarë aludohet në shtyp. Normalisht që nuk jam në lidhje, është komplet sajesë. Ne jemi vetëm kolegë, miq, e respektojmë njëri-tjetrin dhe kaq”, ka thënë Evi Reçi. /albeu.com/