‘Ajka fle me ne’, Besi tregon si e nxori Xhensila nga krevati

‘Ajka fle me ne’, Besi tregon si e nxori Xhensila nga krevati

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një prej çifteve me të dashur të showbiz-it shqiptar.

Ata janë mjaft aktivë në rrjete sociale dhe gjithmonë rrëmbejnë vëmendje me postimet e tyre të herë pas hershme. Në muajin korrik ata u bënë prindër për herë të parë me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

I ftuar sot tek “Rudina” Besi zbuloi se gjumi është një nga gjërat kryesore që ka ndryshuar në përditshmërinë e tyre. Jo vetëm që flenë shumë pak orë, por edhe kur arrijnë të flenë u duhet të bëjnë sakrifica.

“Ta marrim gocën me ne, të flejë me ne. Në fillim Xhensila më thoshte: ‘Besi shtyhu pak andej, fli në cep’ ndërsa tani kam përfunduar me kokën mbi komodinë” – u shpreh me humor aktori i njohur.

/Zhurnal/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *