Cilin prej zogjve patë në fillim?

Cilin prej zogjve patë në fillim?

Secili nga ne pëlqen të lavdërohet për aftësitë dhe virtytet e tij, por kur vjen koha për të folur për gabimet e tij, situata ndryshon thellësisht. Njohja e vetvetes nuk është e lehtë edhe për ne. A e keni pyetur veten se cilat janë sekretet tuaja më të thella? Nëse nuk i njihni, nënshtrojuni këtij testi!

Nëse keni parë zogun n.1:

Ky zog nxjerr në pah një personalitet shumë të përqëndruar tek vetja. Ju kurrë nuk keni qenë të vëmendshëm ndaj asaj që ndodh me të tjerët, ndaj asaj që ata kanë nevojë ose për situatën në të cilën po kalojnë. Nëse nuk kthejmë atë që marrim, rrezikojmë të lëndojmë ndjenjat e të dashurve dhe të humbasim njerëzit që janë me rëndësi të madhe në jetën tonë.

Nëse patë zogun n.2:

Ju jeni një person që ka tendencë të jetë shumë indiferent ndaj të tjerëve dhe kjo mund të çojë në probleme serioze kur bëhet fjalë për dëshirën për të pasur një partner ose për të mbajtur një miqësi. Mos harroni se është shumë e rëndësishme të tregoni dashuri për të dashurit tuaj. Mos u ktheni shpinën njerëzve që kujdesen shumë për ju, do të ishte më keq për vetë ju.

Nëse patë zogun n.3:

Keni qëndrime shumë të forta dhe arrogante. Ju jeni një nga ata njerëz që mendojnë se janë më mirë se të tjerët dhe askush nuk mund t’ju mësojë asgjë, sepse ju jeni gjithmonë të drejtë. Ky qëndrim i juaj do t’ju largojë nga miqtë tuaj, askush nuk do të dëshirojë të ndajë me ju mendimet dhe përvojat e veta dhe qëndrimi juaj do të bëhet një reflektim i pasigurive që mbartni brenda.

Nëse patë zogun n.4:

Jeta juaj dominohet nga pesimizmi. Ata përreth jush gjithmonë përpiqen t’ju kënaqin dhe t’i plotësojnë pritshmëritë tuaja, por pikëpamja negative për gjithçka që ndodh rreth jush do t’ju bëjë të ndiheni të zhgënjyer. Ky qëndrim nuk do t’ju lejojë të shijoni gjërat e thjeshta dhe të bukura në jetë.

Nëse patë zogun n.5:

Ky zog simbolizon pasiguritë tuaja që duhen luftuar. Çfarë duhet të bëni është të mos shikoni se çfarë mendojnë të tjerët për ju dhe të përqëndrohen në atë që doni, çfarë ju bën të lumtur, atë që duhet të mësoni dhe atë që jeni më të mirë. Besoni dhe shikoni se si jeta juaj do të ndryshojë për mirë!

/Bota.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *