2019-ta viti i smartfonëve të palosshëm dhe 5G-së

2019-ta viti i smartfonëve të palosshëm dhe 5G-së

Viti 2019 do të shënojë një tranzicion për tregun e smartfonëve, që gjatë 2018-ës pati një ngadalësim.

Këtë sektor do ta përtërijnë dy inovacione, smartfonët që mbështesin 5G dhe ata të palosshëm.

Megjithatë, për të parë efektet, ne duhet të presim për vitin 2020.

Këtë vit tregu do të vazhdojë të fokusohet në telefonat tradicionalë.

Emrat e mëdhenj po planifikojnë të nxjerrin në treg smartfonë të palosshëm, së pari Samsung me Galaxy Fold si dhe Huawei me Mate X,  të dyja pajisje shumë të shtrenjta.

Ata që duan të blejnë një smartfon tani gjejnë vetëm telefona të modës së vjetër në dyqane, megjithëse me ekrane më të mëdha dhe gjithnjë e më shumë kamera me performancë të lartë./ATA/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *