Pas deklaratave për shpërbërjen e Babastars, Skivi jep një lajm tjetër

Pas deklaratave për shpërbërjen e Babastars, Skivi jep një lajm tjetër

Vetëm pak ditë më parë, Skivi dhe Cozman dolën me deklarata në lidhje me shpërbërjen e grupit më të njohur të repit Babastars.

Të dy reperët dhanë versionet e tyre dhe treguan të vërtetën e asaj që po ndodh brenda grupit.

Pas këtij lajmi që u bë viral kudo në rrjete sociale dhe në mediat rozë, Skivi ka dhënë një lajm të ri dhe sigurisht i mirë për adhuruesit e tij.

Reperi bëri një instastory me anë të cilit zbuloi titullin e katërt të këngës së re, pasi tre të parët veç i ka zbuluar gjatë viti që kemi lënë pas.

“njeri i rrallë”, quhet projekt i katërt të cilin Skivi e ka gati.

Artisti nuk ka dhënë detaje se në çfarë kohe do të publikohet këngët e reja, megjithatë ajo që dihet është se reperi do të vijë më i fortë se kurrë, tashmë si artist i pavarur. /Prive.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *