Ka vetëm një javë, por ja sa herë është shikuar “Bird Box” në Netflix

Ka vetëm një javë, por ja sa herë është shikuar “Bird Box” në Netflix

Dhjetëra milionë njerëz kanë parë Bird Box, filmin e prodhuar nga Netflix me Sandra Bullock, në javën e parë të lirimit të tij në shërbimin streaming.

Ndonëse Netflix pohon se më shumë se 45 milionë llogari kanë shikuar filmin, Nielsen, agjencia që mat shikueshmërinë e televizionit, tha se 26 milion njerëz e kanë parë filmin.

Por filtruesit e Nielsen nuk marrin parasysh shikuesit nga jashtë Shteteve të Bashkuara, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, nuk ka matës në shikuesit që e kanë parë filmin përmes telefonit, tabletit apo laptopit, sipas CNN.

Kjo mund të ofrojë shpjegim se pse të dhënat e Netflix potencoi se më shumë se 45 milionë llogari e shikuan filmin gjatë javës së parë të disponueshmërisë. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *