Juventusi synon edhe Iscon e Realit

Juventusi synon edhe Iscon e Realit

Mesfushori spanjoll Isco ishte dëshira numër një e trajnerit Allegri, kur mori drejtimin e Juventusit.I njëjti futbollist është rikthyer në orbitën e teknikut të bardhezinjve këtë dimër. Por, nëse atëherë futbollisti iberik as e mendonte largimin nga Reali i Madridit, tani është shprehur në favor të transferimit te skuadra torineze. “Sky Sport Italia” pretendon se Juventusi do të fokusohet të Isco, pas marrëveshjes me uellsianin Aaron Ramsey. Situata e komplikuar e spanjollit te kampionët e Europës u konfirmua dhe nga kapiteni Sergio Ramos. Isco ndihmoi “galaktikët” të fitojnë 3 tituj Champions League radhazi, nën drejtimin e francezit Zinedine Zidane, por ka qenë vetëm 5 herë në formacionin titullar gjatë këtij sezoni në La Liga, situatë kjo që nuk po i pëlqen aspak. Gjithçka lidhet me trajnerin e ri të skuadrës “merengues”, që nuk do t’i besohet Solarit për sezonin e ardhshëm. Juventusi duhet gjithashtu të mundë konkurrencën e Manchester Cityt, që nuk kursehet në miliona, kur në diskutim janë lojtarë që mund të bëjnë diferencën, si Isco.

/Alsat M/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *