Antonio Cassano në një intervistë për Sky Sport Italia foli edhe për situatën që po kalojnë dy ish-skuadrat e tij nga Milano.
Te Milani po flitet për një largim të Gonzalo Higuainit, ndërsa te Interi për Mauro Icardin, transmeton Telegrafi.
“Ai (Higuaini) është i vetmi lojtar i denjë që Milani ka. Ata duhet të ndërtojnë skuadrën rreth tij dhe jo ta shesin”.
Antonio Cassano duke festuar një nga golat e Milanit kundër Sienas (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)
“Nëse do të kisha një shkop magjik, do të merrja Higuainin nga Millanit dhe do e vendosja në Inter për të zëvendësuar Icardin. Higuaini është një kampion i madh”.
“Do t’i thoja Icardit nëse dëshiron të largohet, lamtumirë dhe rrugëtim të mbarë”, ka shtuar për fund Cassano.
Për Higuain ka shfaqur interesim Chelsea, ndërsa për Icardin një numër i madh i klubeve evropiane.