“Dua të pensionohem në Barcelonë”

“Dua të pensionohem në Barcelonë”

Pasi u shpall atleti më i mirë katalonas i vitit 2018, Jordi Alba ka zbuluar se ëndrra e tij është t’i japë fund karrierës në Barcelonë.

Por, bisedimet mes Albas dhe Barcelonës për kontratë të re ende nuk kanë filluar, edhe pse mbrojtësi spanjoll nuk duket i merakosur dhe ka pak gjasa që ai të largohet nga “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.

I pyetur nëse ëndërron të pensionohet në Barcelonë, Alba tingëlloi i qartë duke shikuar në drejtim të presidentit të klubit, Josep Maria Baromeu, dhe u përgjigj: “Çfarë të them?”

Më pas, ai e ritheksoi dëshirën për të qëndruar në klub, si dhe nënvizoi se Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *