Milan gjen zëvendësuesin e Higuainit

Milan gjen zëvendësuesin e Higuainit

Siç raporton Tuttosport, Milani është në kërkim të pasardhësit të Gonzalo Higuainit, i cili pritet të largohet nga San Siro këto ditë.

Sulmuesi argjentinas aktualisht është i huazuar tek “Rossoneri”, por klubi që mban kartonin e tij, Juventus është afër arritjes së marrëveshjes përmes së cilës “El Pipita” do të përfundojë në Chelsea.

Ky fakt e ka detyruar klubin Kuqezi të konsiderojë alternativa, dhe sulmuesi i Genoas, Krzystof Piatek shihet si opsioni ideal për sulmin e Djallit. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *