Ja telefoni legjendar që do të “ringjallet” si një smartfon

Ja telefoni legjendar që do të “ringjallet” si një smartfon

Pas shumë spekulimeve, më në fund është konfirmuara se do të kthehet Motorola Rizr, telefoni i palosshëm më i shitur ndonjëherë.

Megjithëse qëndroi në varrin digjital prej vitit 2008, Motorola që është në pronësi të kompanisë Lenovo, do ta rikthejë telefonin e palosshëm, në version modern që ka çmim prej 1,500 dollarëve.

Lenovo është duke punuar me Verizon, në përpunimin e telefonit që arrinë brenda javësh. Fillimisht, pritet të lansohet në fillim të shkurtit në Shtete e Bashkuara.

Edicioni tretë i modelit Rizr

Divizioni si telefonave të zgjuar në Motorola Mobility, kishte aplikuar gjatë vitit të kaluar për patentën e ekranit të palosshëm, që ka një mekanizëm që e ndanë në mes.

Wall Street Journal raporton vetëm për konfirmimin e arritjes së këtij modeli, për të cilin nuk dihen detaje konkrete siç është formati apo sitemi operativ që do të përdorë.

E tëra që dihet, është se do të kushtojë 1,500 dollarë, dyfish më shumë se Rizr që kur u lansua kishte çmim prej 600 dollarëve.

Vetëm 200 mijë njësi do të lansohen në fillim, dke lënë të kuptohet se lansimi nisë me një edicion të limituar. Telefoni është duke u testuar, andaj data e përafërt kur pritet të lansohet edhe mund të ndryshojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *