Këto ditë nuk sheh gjë tjetër në rrjetet sociale më mbizotëruese sesa sfida e 10 vjecarit, të cilës i janë përgjigjur shumë VIP-a, por edhe njerëz të thjeshtë! Një prej të famshmëve që zgjodhën t`i përgjigjen asaj ishte stilisti i njohur kosovar Valdrin Sahiti. Por në foton e postuar prej tij, ishte e pamundur të mos binte në sy fakti që dikur paska qenë mbipeshë!
Si ka arritur Valdrini të humbasë të gjithë ato kile e të mbërrijë në formën fizike me të cilën e shohim sot? Ai e sqaroi që në fillim se nuk bëhet fjalë për ndonjë ndërhyrje; 40 kilogramë I ka humbur 6 vjet më parë për 6 muaj me një regjim të fortë të bazuar vetëm tek proteinat dhe palestër 5 herë në javë. Pas kësaj, këto 6 vjet kanë kaluar me dieta pothuajse cdo ditë. Gjërat e mira nuk arrihen lehtë, apo jo?
/Bordo.al/