“E neveritshme”, sakrifica që ka bërë kjo aktore për një rol është e paimagjinueshme

“E neveritshme”, sakrifica që ka bërë kjo aktore për një rol është e paimagjinueshme

Sophie Turner është ndër aktoret më të fashme të serialit “Game of Thrones”. Së fundmi në një intervistë për “InStyle”, ajo ka treguar një nga sakrificat më të vështira që ka bërë për një rol.

Turner ka treguar: Në sezonet e para, më lejohej të laja flokët sepse isha një vajzë e re aristokrate. Rreth sezonit të pestë, më kërkuan të mos i laja më flokët dhe ishte e shpifur. Kishim dhe makineritë e dëborës që punonin dhe copëzat e letrave të dëborës të ngecnin në yndyrën e flokëve. Ishte e shpifur. Tani vendos paruke, kështu që mund t’i laj flokët kur të dua, gjë që është e këndshme. Por po, për disa vjet kam jetuar me flokë të yndyrshëm.

Kujtojmë këtu se seriali “Game of Thrones” do të nis sërish transmetimin e sezonit të ri. Sophie është një ndër personazhet më të dashur të këtij seriale dhe ajo është vlerësaur mjaft mirë edhe nga kritikët për rolin e saj. Ndër të tjera sakrificën, që e ka bërë për këtë rol e ka cilësuar si të “neveritshëme”. /lexo.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *