Lajm i keq, “WhatsApp” vendos kufizime për…

Lajm i keq, “WhatsApp” vendos kufizime për…

Platforma për dërgimin e mesazheve, WhatsApp do t’i kufizojë të gjithë përdoruesit e saj në dërgimin e një mesazhi deri në pesë herë. Kjo bëhet në përpjekje për të penguar shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Platforma e poseduar nga Facebook-u ka nisur ta zbatojë këtë politikë në Indi prej gjashtë muajsh. Deri tani, përdoruesit në mbarë botën kanë mundur ta dërgojnë mesazhin e njëjtë deri në 20 herë.

Përditësimi i rregullave të platformës u bë publik në një ngjarje në Xhakartë të Indonezisë.

“Kufizimi i pëcjelljes së mesazheve i redukton ndjeshëm mesazhet e dërguara në të gjithë botën”, tha për BBC-në një zëdhënëse e WhatsApp-it.

Gazeta Shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *