Brenda apartamentit më të shtrenjtë në Amerikë

Brenda apartamentit më të shtrenjtë në Amerikë

Miliarderi i fondit Hedge, Ken Griffin ka blerë një apartament në Central Park të New York-ut për 238 milionë dollarë  shuma më e madhe e paguar ndonjëherë për një apartament në Shtetet e Bashkuara.

Griffin, njeriu më i pasur në Illinois, do të ketë apartamentin e tij në “papafingo” që do të shkojë deri 24.000 metra katrorë, sipas The Wall Street Journal, apartamenti do të qëndrojë në lartësi 290 metra, duke e bërë atë një nga më të lartat në New York.

Griffin do të ketë disa komshinj të famshëm, përfshi këtu legjendën e muzikës Sting dhe bashkëshorten e tij Trudie Styler, të cilët gjithashtu kanë blerë një apartament atje.

Ndërtesa ndodhet në 220 Central Park South, në një gradacelë, e cila aktualisht është në ndërtim e sipër. Ajo do të ketë 70 kate dhe një total prej 116 apartamentesh deri në përfundimin e ndërtimit.

Ndërtesa është projektuar nga Robert A.M. Stern, arkitekti i vlerësuar me çmime, për ndërtesat më të famshme të Nju Jorkut, përfshirë 15 Central Park West; Muzeu Filadelfia i Revolucionit Amerikan, Qendra e Comcast dhe dy kolegje rezidenciale në Universitetin Yale./E.M

66543

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *