Këto janë kombinimet më të mira të frutave për mëngjes të shëndetshëm

Këto janë kombinimet më të mira të frutave për mëngjes të shëndetshëm

Frutat janë gjithmonë një nga alternativat më të shëndetshme për mëngjeset e shijshme dhe ushqyese. Megjithatë, nëse konsumohen në kombinime të caktuara, frutat mund të bëhen ilaç natyral për probleme të ndryshme shëndetësore, transmeton Panacea.al.

Kombinimi anti-inflamator – vishnje, ananas dhe boronica

Kombinimi i vishnjes, ananasit dhe boronicave është i mrekullueshëm për trajtimin e proceseve inflamatore në organizëm. Këto frut, sidomos ananasi, është i njohur për sasinë e madhe të vitaminës C që është provuar se ndihmon në parandalimin e inflamacioneve, pavarësisht nëse është fjala për muskujt ose inflamacion i ndonjë lloji tjetër.

Forcimi i imunitetit – grejpfrut, kivi dhe luleshtrydhe

Ky kombinim frutash vepron në mënyrë efektive në sistemin imunitar, domethënë në forcimin e tij. Vlerat ushqyese që disponojnë këto fruta veprojnë në tërë organizmin, kështu që përveç forcimit të imunitetit, ky kombinim gjithashtu ndikon mbi simptomat e ftohjes dhe gripit. Kivi është veçanërisht i pasur me vitaminë C, që ndihmon kur është fjala për trajtimin e sëmundjeve të shkaktuara nga imuniteti i dobët.

Antioksidantë – fiq, rrush dhe shegë

Ky kombinim është një bombë e shkëlyer frutash e pasur me antioksidantë. Në fakt, antioksidantë njihen si komponime që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të organizmit, përmirësojnë tretjen dhe përshpejtojnë metabolizmin.

Detoksifikim natyral – manaferra Goji, shalqi dhe limon

Organizmi kohë pas kohe ka nevojë për detoksifikim, ndërsa këto janë artikujt ushqimorë më të mirë e ndihmojnë atë. Kombinimi i frutave, i cili përfshin manaferrat Goji, shalqi dhe limon, në mënyrë efektive vepron në nxjerrjen e toksinave të tepërta nga trupi.

Rritja e energjisë – banane, avokado dhe mollë

Kombinimi i bananës, avokados dhe mollës është më i miri kur është fjala për rritjen e energjisë në organizëm. Falë vlerave ushqyese që disponon, bananja përndryshe është një zgjidhje e mrekullueshme për energjinë e ulët dhe lodhjen kronike. Prandaj, nuk është çudi që bananja është zgjedhja ideale për konsum përpara stërvitjes ose para sportit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *