Rabiot refuzon Tottenhamin, ja se ku preferon të luaj

Rabiot refuzon Tottenhamin, ja se ku preferon të luaj

Mesfushori francez ende nuk ka zgjedhur se ku do ta vazhdojë karrierën.

Adrien Rabiot ka refuzuar ofertën e e Tottenhamit që kërkonte ta transferonte në Premier Ligë.

Sipas medieve angleze Spurs i kanë ofruar PSG-së plot 23 milionë euro për lojtarin, por vetë mesfushori ishte përgjigjur negativisht kësaj oferte.

23-vjeçari ka refuzuar të gjitha tentimet e drejtuesve parisienë për të rinovuar kontratën, që i skadon në verë, ndaj presidenti Nasser Al Khelaifi nuk ka rrugë tjetër veçse të tentojë për përfitojë diçka në ditët e mbetura të janarit për të mos e humbur si lojtar të lirë.

Rabiot do të pëlqente të luante në Premier Ligë dhe dëshira e tij është t’i bashkohet Liverpoolit të Jurgen Klopp.

Megjithatë ende nuk ka asnjë ofertë nga The Reds dhe duhet të presim ditët e fundit të afatit kalimtar për ë kuptuar se ku do të jetë e ardhmja e tij. /botasot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *