Baba për herë të dytë, dedikimi i Lyrical Sonit për familjen

Baba për herë të dytë, dedikimi i Lyrical Sonit për familjen

“Falenderimi i takon Zotit se pari…”

Reperi Festim Arifi, i njohur si Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij, Gresa Krasniqi – Arifi janë bërë prindër për herë të dytë. Gresa ka sjellur në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Erika.

“Faleminderit prej Zotit, vajza është shumë mirë, Erika e ka emrin, Gresa ia ka lënë këtë emër, e ka pas renin. Mirë ka lind çika mirë është Gresa, në shpi jena, me 26-tin ka lind”, ka thënë Lyrical Son në një intervistë ekskluzive për portalin rtv21.tv

Dje reperi ka publikuar një fotografi të dy vajzave të tij, Evës dhe Erikës, e kësaj fotografie i ka vënë një mbishkrim tejet të veçantë, duke shprehur dashurinë e pakusht për të bijat dhe ka falënderuar familjen e tij, prindërit dhe bashkëshorten, shkruan rtv21.tv

“Falenderimi i takon Zotit se pari, per te gjitha keto te mira qe jemi duke i pa e tu i shiju. Pastaj i falenderoj prinderit e mi qe me rriten edukuan e sakrifikuan per mu. Falemnderit edhe @gresakrasniqif qe eshte duke bere punen apo titullin me te mire qe munet Zoti me ta dhane, Nanë. Nuk mundem me i harru edhe te gjithe ju qe ju qe me beni te ndihem i veçante dite per dite. Falemnderit per te gjitha fjalet e urimet. Ju duam, familja #Arifi #4.”, ka shkruar Festimi sipër fotografisë së dy vajzave.

Ndryshe, Festimi dhe Gresa Krasniqi-Arifi janë martuar në gusht të vitit 2014./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *