Dua Lipa krenare me suksesin e dy vëllezërve shqiptarë

Dua Lipa krenare me suksesin e dy vëllezërve shqiptarë

Dua Lipa çdo herë e shpreh haptas dashurinë që ka për vendlindjen.

Dua Lipa nuk heziton asnjëherë që para miliona njerëzve të flasë për Kosovën, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo përmes një postimi në Instagram, ka thënë se ndjehet krenare për suksesin e dy vëllezërve shqiptarë.

Është fjala për dy shqiptarë që kanë hapur një brend të bluzave me emrin “BOND”, e kjo gjë e bën Duan të ndjehet krenare.

Një prej atyre bluzave, ajo e ka veshur në fotografitë e fundit që i postoi në Italia, e që dukej shumë joshëse.

Kujtojmë se Dua Lipa së shpejti vjen në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, i cili mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në Prishtinë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *