Getoar Selimi pozon me shumë stil pranë veturës së tij luksoze

Getoar Selimi pozon me shumë stil pranë veturës së tij luksoze

Reperi i njohur kosovar, Getoar Selimi, është shumë i angazhuar gjatë verës me prurje muzikore e koncerte të shumta.

Ai po vazhdon të performojë në mbarë trevat shqiptare, kudo ku fansat po shprehin interesim për paraqitjet e tij.

Geti është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, reperi ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një fotografi, ku është shfaqur duke pozuar në veturën e tij luksoze.

Ai duket mjaft me stil i veshur në të kuqe, ndërsa mban gjithnjë syze të errëta, për të mos dalë nga stili i tij tipik reper.

Përndryshe, projekti i fundit muzikor i Getit mbetet kënga “Malena”, në bashkëpunim me kolegun e tij, reperin Majk

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *