Rozana ka zgjedhur Santorinin për të pushuar.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi, ka gjetur kohë që t’i kalojë disa ditë pushim, shkruan lajmi.net.
Ajo ka zgjedhur Santorinin e Greqisë për të pushuar dhe nga atje me ndjekësit po ndan edhe fotografi.
Në fotot e postuara ajo shihet se po kalon mjaft mirë, mirëpo nuk ka treguar se kush po e shoqëron.
Siç dihet Rozi tash e një kohë është në një lidhje dashurie./Lajmi.net/