Takimi në Paris, Leonardo kërcënon Barçën me Realin

Takimi në Paris, Leonardo kërcënon Barçën me Realin

PSG-ja po negocion me Barcelonën për të ardhmen e Nejmarit. Në takimin e mbajtur në kryeqytetin francez, ekipi i Naser Al Khelaifit luajti me armët e tij, mes tyre edhe duke përmendur emrin e Realit të Madridit. Mes bisedimeve të shumta, drejtuesit prezentë në tavolinën e diskutimit përmendën emrat e dy lojtarëve të Zidanit.

Ata janë Luka Modriç dhe Vinicius Xhunior. Në rastin e brazilianit kemi të bëjmë me një kërkesë direkte të Leonardos, drejtorit sportiv të PSG-së. Prej kohësh, ishlojtari i Milanit e ka në plane Viniciusin. I pëlqen shumë potenciali i tij dhe mënyra se si luan vertikalisht.

1147114170.jpg.0

Leonardo mendon se Vinicius është Nejmari i ri, por me përjashtimin se jashtë fushës së blertë nuk ka probleme. Problemi kryesor është se nga Madridi nuk kanë ndërmend ta sakrifikojnë Viniciusin. Ata e konsiderojnë të paprekshëm dhe të pashitshëm. Pavarësisht se faza përgatitore nuk shkoi ashtu siç duhej, te Reali nuk kanë dyshim mbi potencialin dhe talentin e brazilianit. Ata nuk janë të gatshëm të futen në asnjë lloj diskutimi.

Vinicius

Vinicius është lojtar i Real i Madridit, për të tashmen dhe për të ardhmen. Në krye të këtyre ideve është presidenti Florentino Perez. Ai është i bindur se Vinicius do të bëjë histori në Madrid. Kjo ishte një nga arsyet kryesore pse vendosi të shkarkonte Lopeteguin, pasi ky i fundit nuk e aktivizonte sa duhej brazilianin.

MODRIÇ- Në takimin mes Barcelonës dhe PSG-së u lakua edhe një tjetër emër madrilen, i cili u intereson francezëve. Bëhet fjalë për Luka Modriçin. Edhe kroati është një element i pëlqyer nga Leonardo, ndërsa Reali nuk  ia mbyll dyert e largimit. Emri që Reali nuk ka ndërmend të negociojë është i një tjetër braziliani: Kasemiro.

luka modric

Zinedin Zidan e konsideron të paprekshëm dhe nuk ka ndërmend që ta lërë të largohet. Ndërkohë që PSG-ja përmend emrin e tij, Reali i Madridit është i vëmendshëm për atë që po ndodh në Paris. Deri më sot nuk e ka kontaktuar kurrë PSG-në për Nejmarin. Skenari mund të ndryshojë në rast se negociatat mes PSG-së dhe Barcelonës nuk avancojnë dhe çmimi i Nejmarit do të pësojë një ulje të madhe.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *