Dua shfaqet me shqiponjë në spotin reklamues

Dua shfaqet me shqiponjë në spotin reklamues

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, njoftoi në fillim të këtij muaji se ishte bërë imazh i markës “YSL”. Ajo është pjesë e kësaj marke në promovimin e linjës së re të parfumeve, të quajtura “Libre” nga kjo seri.

Falë pjesëmarrjes së këngëtares shqiptare në këtë reklamë, kampanja reklamuese me titull “Unë jam e lirë”, u transmetua në disa gjuhë të botës dhe në njërën prej tyre edhe në gjuhën shqipe.

Së fundmi, është publikuar edhe spoti reklamues i “LIbre”, në të cilin Dua bën pjesë. Teksa dëgjohet duke thënë “I am free”, artistja Lipa e nis reklamën me një shqiponjë të cilën e mban në duar, e cila ashtu siç është motivi i reklamës përfaqëson lirinë.

Për rastësi dhe në të njëjtën kohë, shqiponja në rastin e Duas përfaqëson edhe prejardhjen e saj shqiptare, marrë parasysh që ky shpend njihet si simbol i mbarë Shqiptarisë. Dua ishte prezente në Kosovë në fillim të muajit gusht, teksa është larguar tani për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku po vazhdon punën për projektet e reja. /KultPlus.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *