Pasi u panë duke u puthur në Itali, Miley dhe Katilynn fotografohen sërish bashkë

Pasi u panë duke u puthur në Itali, Miley dhe Katilynn fotografohen sërish bashkë

Miley Cyrus vazhdon të jetë top-temë e medieve rozë.

Miley Cyrus së fundi i ka dhënë fund martesës me Liam Hemsworth, ndërsa tani përflitet për lidhje të re, shkruan lajmi.net.

Pas pjesëmarrjes në festivalin “Sunny Hill” në Kosovë, këngëtarja udhëtoi drejt Italisë, ku u shoqëruar nga Katilynn Carter.

Madje, dyshja janë fotografuar duke shkëmbyer puthje pasionante në jaht, e kjo gjë bëri të nisin spekulimet se ato kanë filluar një lidhje.

Pas gjithë kësaj zhurme, Miley dhe Katilynn u fotografuan sërish bashkë, kësaj radhe bashkë me nënën e këngëtares.

Kjo gjë lë të nënkuptohet se dyshja janë në romancë të re. /Lajmi.net/

Foto: 1

Foto: 2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *