Drita E Gjilanit E Prezanton Ardian Cuculin

Drita E Gjilanit E Prezanton Ardian Cuculin

Futbollisti nga Kërçova, Ardian Cuculi është prezantuar te Drita e Gjilanit. Këta të fundit kanë në rrjetet sociale kanë publikuar fotografitë me Cuculin që kishte pozuar me fanellën e Dritës. Kërçovari dhe skuadra nga Gjilani para disa ditëve zyrtarizuan marrëveshjen, me palët që firmosën kontratë 1 vjeçare. Cuculi te skuadra e Gjilanit do të gjejë tre futbollistët tjerë nga vendi si Berishën, Shabanin dhe Eminin.

32 vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Kukësit në Shqipëri, ndërsa më herët ka luajtur për Shkëndijën, Milanon, Pobedën, Napredokun  dhe Partizanin./shenja/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *