Ish-ambasadorja e Britanisë për Shqipërinë bëhet pjesë e stafit mbretëror të Meghan Markle

Ish-ambasadorja e Britanisë për Shqipërinë bëhet pjesë e stafit mbretëror të Meghan Markle

Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Princi Harry po përzgjedhin stafin e tyre mbretëror dhe janë ndër të parat familje mbretërore që po punësojnë vetëm femra.

Si një aktiviste e të drejtave të femrës, me siguri Meghan ka ndikuar në përzgjedhjen e gjinisë femërore nga ajo dhe Princ Harry për stafin e tyre.

Së fundmi, dukesha ka bërë pjesë të skuadrës së saj edhe ish-ambasadoren e Britanisë për Shqipërinë, Fiona Mcilwham.

Kjo e fundit ka qenë prej kohësh e interesuar për të drejtat e femrave, gjë e cila me siguri i ka pëlqyer Meghan-it.

Gjithashtu, pjesë e stafit mbretëror janë Sara Latham, këshilltare në fushatën e Hilary Clinton, Heather Hong, pjesë e administratës së Obamas dhe Natalie Campell, drejtuese e organizatës “The Royal Foundation”.

Kujtojmë se në muajin maj të këtij viti, çifti mbretëror, Meghan Markle dhe Princ Harry, u bënë prindër për herë të parë. Dukesha solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Archie Harrison.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *