Një heroinë! Historia e mamasë së Angela Martinit do t’ju mbushë sytë me lot

Një heroinë! Historia e mamasë së Angela Martinit do t’ju mbushë sytë me lot

Pasi hoqi dorë nga modelingu, Angela Martini ka punuar për librin e saj të dytë dhe nuk ka ngelur jashtë vëmendjes së revistave të huaja, të cilat e kanë quajtur një autore mjaft të talentuar.

Më herët, modelja ka treguar se libri i saj i ri ka në fokus marrëdhëniet njerëzore  dhe ngjarjet e jetës së saj.

Në libër, Angela do të përfshijë gjithashtu historinë e jetës së nënës së saj, e cila si një heroinë e vërtetë, ka arritur të triumfojë pavarësisht vështirësive të shumta.

Në një intervistë për “Viva Glamm Magazine”, Angela është shprehur për nënën e saj:

“Do ta thosha këtë për çdo femër: Thjesht imagjinoni një grua 47-vjeçare, që është beqare me 2 fëmijë, që jeton në varfëri në Shqipëri, pa shtëpi sepse e humbi atë. Ajo lufton me shumë probleme, ka të ardhura vetëm 60 dollarë në muaj dhe 2 martesa të dështuara.

Ajo bëhet një mësuese e respektuar e Universitetit në Cyrih të Zvicrës, gjen dashurinë e vërtetë të jetës, merr një pagë të madhe. Së fundmi, shpërblehet edhe me një çmim të UNESCO-s për një projekt humanitar për gratë.”- rrëfen modelja për të ëmën.

Gjithashtu, Angela zbuloi gjatë intervistës se libri i saj i ri do të publikohet në muajin tetor dhe është shprehur se të gjithë do të mund ta lexojnë për 5 orë, pasi është tepër tërheqës dhe i dedikohet gjinisë femërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *