Zënkë në çift? Fero i bën të papriturën Arbenitës

Zënkë në çift? Fero i bën të papriturën Arbenitës

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë padyshim dyshja më e njohur e showbiz-it shqiptar.

Që në fillimet e lidhjes së tyre, ata nuk ngurruan ta shprehnin simpatinë për njëri-tjetrin, duke tërhequr vëmendjen me komentet e shumta që bënin publikisht.

Vazhdimisht në llogaritë e tyre në rrjete sociale ata kanë ndarë foto së bashku, duke i treguar botës se janë të dashuruar kokë e këmbë.

Mirëpo, veprimi i fundit i Feros na ha habitur të gjithëve.

Ai e ka hequr Arbenitën nga lista e personave që ndjek, ndërsa Arbenita vazhdon ta ketë reperin.

Ende nuk dihet arsyeja që  e shtyu Feron të marrë këtë vendim, por me shumë mundësi duhet të jetë ndonjë zënkë e vogël në çift, që me siguri do të zgjidhet shpejt.

Kujtojmë se ditën e djeshme, reperi njoftoi largimin nga “On Records”, për t’u bërë një reper i pavarur.

Në rrjet po përflitet se Fero dëshiron të bëhet pjesë e “Babastars”, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *