Pesë persona kanë humbur jetën në një koncert që u mbajt në Algjeri.
Reperi Soolking mbrëmë (e enjte) ka mbajtur koncert madhështor në kryeqytetin algjerian, shkruan lajmi.net.
Në këtë koncert, e pranishme ishte edhe Dhurata Dora, e cila bashkë me Soolking kënduan hitin “Zemër” para fansave.
Por, ky koncert përfundoi me tragjedi, ku mbetën të vdekur së paku pesë persona e shumë të tjerë të lënduar.
Detaje se si erdhi deri tek kjo tragjedi ende nuk janë bërë të ditura, por mediet raportojnë se shkak është numri i madh i të pranishmëve dhe shtypja që iu bë për vdekje viktimave.
Në videon e mësipërme mund të shikoni pamje nga momenti kur viktimat largohen nga vendi ku u mbajt koncerti. /Lajmi.net/