Pas ngjarjes së hidhur në koncert, Dhurata Dora humb personin e shtrenjtë

Pas ngjarjes së hidhur në koncert, Dhurata Dora humb personin e shtrenjtë

Brenda 24 orëve, këngëtares shqiptare i ndodhën dy ngjarje të trishta.

Dhurata Dora mbrëmë ka performuar bashkë me Soolking në një koncert në Algjeri, shkruan lajmi.net.

Ky koncert u shndërrua në tragjedi, kjo për faktin se mbetën të vdekur pesë persona e shumë të tjerë të lënduar.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe vetë Dhurata, e cila tha se ky lajm i trishtëe ka shkatërruar atë dhe ka shprehur ngushëllime për viktimat.

Por, asaj i ndodhi edhe një tjetër ngjarje e hidhur, këngëtarja ka humbur gjyshen, e këtë gjë e bëri të ditur përmes rrjetit social Instagram.

“Prehu në paqe nana”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *